Emina Çunmulaj reagon e revoltuar dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve pasi nuk e lejojnë të kalojë në Ulqin

Si çdo vit, Emina Çunmulaj dhe familja e saj kanë nisur pushimet verore me jaht, me të cilin udhëtojnë në vende të ndryshme bregdetare në Mal të Zi. Por, modelja shqiptare ka mësuar se jahti me të cilin po udhëtojnë nuk lejohet të kalojë në Ulqin dhe kjo e ka nervozuar shumë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Emina thekson se ky është një diskriminim që i bëhet Ulqinit, ku jetojnë shumë shqiptarë, duke penguar mundësinë e shfrytëzimit të vijës së tij bregdetare për t’u zhvilluar më shumë.

“A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky?

A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështjeje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin?

Dhe për ju që thoni ‘ wow çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time.. por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht.

Nëse ju heshtni dhe nuk flisni, do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më parë”, shkroi Çunmulaj.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel