Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Ekonomia
  • Sociale

“Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

ShkodraWeb 10 June, 2025
banka shqiperise

Rritja e numrit të emigrantëve, po shton edhe volumin e remitancave në vend. Vetëm në tre muajit e parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë sjellë 251 milionë euro për të afërmit e tyre që jetojnë këtu nga 242 milionë euro në të njëjtën periudhë vjet.

“Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore (4%). Gjatë periudhës është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e dërgesave përmes kanaleve formale (sistem bankar), por edhe prurjeve në cash”, thotë Banka e Shqipërisë.

Por nga ana tjetër zhvlerësimi i euros po ndikon negativisht në këto transferta, pasi qytetarët kur bëjnë konvertimin e eurove në lekë, po marrin më pak para në dorë se vjet.

Investimet e huaja edhe pse në rritje e kanë ngadalësuar ritmin e tyre. Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajit e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro nga 354 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë.

“Fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte shënon 362 milionë euro, i zgjeruar në terma vjetorë me 2%. Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi u zgjeruan me 8 milionë euro në terma vjetorë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Edhe gjatë kësaj periudhe pjesën më të madhe të investimeve e kanë rrëmbyer pasuritë e paluajtshme me 97 milionë euro të hedhura në këtë sektor. Investimet në këtë sektor janë kryesisht në formën e blerjes së pronave.

“Gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (në masën 27%), sektorin e ndërmjetësimit financiar (në masën 21%), hidrokarbureve (në masën 14%), energjitikës (në masën 6%), si dhe komunikacionit (në masën 4%)”, thotë Banka e Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRAT – SPAK zyrtarizon listën e kandidatëve për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit…
Artikull pas: STATISTIKAT EKONOMIKE – Turistët shpenzuan 874 mln euro në tre muajt e parë në Shqipëri…

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.