
Pa kaluar dy javë nga shkarkimi i Altin Shabaj si administrator i NJA Postribë, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka emëruar zëvendësin. Ai është Vullnet Bushaj, një emër i njohur për zonën e Postribës por edhe më gjërë.
Bushaj, në profesion inxhinier, është kryetar i njërit prej grupseksioneve të PD- së në Postribë. Ai ka marrë emërimin zyrtarisht ditën e sotme, ndërsa pritet që të nisë zyrtarisht punën pas prezantimit në detyrë.
Megjasë, në ditët në vijim do të bëhet edhe emërimi i administratorit të NJA Dajç, ku në një ditë me administratorin e Postribës, u shkarkua edhe Gjovalin Darragjati.