Skip to content
2 jave pasi dha “doreheqjen” shefi i SHISH-it Visho Ajazi kthehet ne “rrogetar” te qeverise Rama. Kryeministri ka propozuar qe Ajazi te emerohet ambasador i Shqiperise ne NATO dhe sipas gjasave, presidenti Ilir Meta do ta dekretoje “pa nje- pa dy”. Qe ne vitin 2013, bashkejetesa e kryeministrit te sapoardhur ne pushtet me shefin e SHISH-it ka qene mjaft e veshtire. Shpesh eshte folur per shkarkim, marredhenie te ftohta etj. Ne disa raste Ajazi eshte shpetuar nga mosdakortesia e aleatit LSI, teksa tek “kryespiuni” eshte pare nje lloj garancie edhe nga PD per te mos u prekur institucionet “e pavarura”. Edi Rama ka thene gjithmone se Visho Ajazi eshte njeri i Berishes qe nga zevendesminister, e ngjiti ne krye te institucionit me te rendesishem te sigurise kombetare.
Kjo ishte deri dje. Sot Ajazi po behet gati te vihet ne listpagesen e kryeministrit Rama, “de jure” si zgjatim i ekzekutivit ne zyrat e NATO-s. Nuk disponoj informacion shterrues, por besoj se jemi perballe nje perecenti qe nje “kryespiun” sapo largohet nga karrikja, behet pjese e diplomacise. Eshte e qarte se ka nje nxitim ne kete levizje, e cila zbulon edhe disa te verteta qe pa thena por qe tanime, mund te vertetohen.
Visho Ajazi ka negociuar largimin permes doreheqjes me Edi Ramen. Nuk po perdor termin “shantazhim” te kryeministrit nga kreu i SHISH, por emerimi i pritshem si ambasador la mjaft hapesire per hamendesime. Pas doreheqjes kur sapo kishte shperthyer “cikloni Tahiri”, Ajazi ka kerkuar nje pozicion, mundesisht me nje ngarkese relativisht ne ulet, jashte Shqiperise dhe ne nje sektor ku nuk ka shume nevoje te flitet ne publik. Vendi ideal nje ambasade, por jo dosido, por ajo e NATO-s. Cila eshte specifika? Eshte shume e veshtire te flasesh, te deklarosh, te intervistohesh. Protokolli parashikon shume gjera, mes te cileve survejimi i hapur dhe i fshehte i cfaredolloj komunikimi. Eshte pikerisht ajo cfare kerkon Ajazi, por edhe Rama. Ish- ministri i brendshem Dritan Demiraj e ka thene publikisht: Shefi i SHISH ka raportuar tek kryeministri e presidenti rregullisht per ceshtje qe lidhen me sigurine kombetare, kryesorja kanabisi. Pra, kjo teme duhet konsideruar e mbyllur. Normalisht edhe me ndihmen e presidentit te vendit Ilir Meta, i cili tashme ka akses te plote te dokumentacionin e Presidences, lidhur edhe me mbledhjet sekrete te Keshillit te Sigurise Kombetare. Ngjan se eshte krijuar nje trekendesh barabrinjes Meta- Ajazi- Rama qe reciprokisht kane interes te heshtin, te shohin punet respektive dhe te mossulmohen.
Emerimi i Visho Ajazit mund te shihet si “qoke” e Rames. Por mund te lexohet edhe si shntazhim i Ajazit ndaj tij. E rendesishme eshte qe nje “kryespiun” do te nise karrieren e diplomatit. Pritet te shihet nese emri i tij do te kaloje ne komisione parlamentare dhe cili do te jete qendrimi i opozites. Nese ka heshtje, atehere trekendeshit barabrinjes Meta- Ajazi- Rama i duhet shtuar edhe nje brinje tjeter- Berisha, per tu kthyer ne katror. ©ShkodraWeb