
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetari i Bashkisë Shkodër: Emblemat nuk vdesin asnjëherë. Ato janë simboli i Shkodrës!
Propozimi i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe i tifozëve të shumtë shkodranë, jo vetëm që ka mbështetjen time personale, por besoj të të gjithë Shkodrës që këta emra të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar të jetësohen në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.
Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja janë emra që i bëjnë nder sportit dhe Shkodrës!
Reagimi i Benet Becit erdhi pas një kerkese që KF Vllaznia i drejtoi autoriteteve lokale e rajonale si dhe presidentit të FSHF Armando Duka.