Elvana Gjata u shpall në kërkim, motra e saj kthehet nga Gjermania në Tiranë- kjo është arsyeja…

Loading...

Këto ditë mediat dhanë lajmin se Policia ka shpallur në kërkim edhe këngëtaren Elvana Gjata, përveç të dashurit të saj, biznesmenin Ervin Mata. Urdhri doli pas ngjarjes së javës së shkuar në një prej lokaleve të zonës së ishBllokut, ku si pasojë e një sherri, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Urdhri për ta shpallur në kërkim këngëtaren erdhi si pasojë e përfshirjes së saj në këtë ngjarje si arsyeja e këtij konflikti mes dy grupeve, ku u bë pjesë edhe i dashuri Mata.

Pas shumë tentativash për t’i marrë dëshminë këngëtares, grupi hetimor duket se nuk ia ka dalë dot, sipas raportimeve të mediave, duke qenë se ajo u largua nga Shqipëria. Edhe pse u dhanë versione të ndryshme nga portalet në lidhje me vendin ku mund të kishte flutuar Elvana, gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Kan” moderatori Blendi Fevziu tregoi se Elvana ishte larguar jashtë vendit para se të ndodhte ngjarja, pikërisht në Gjermani ku kishte një koncert.

Dihet që prej vitesh në atë vend jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata, e cila është këngëtare e muzikës operistike. E ndërkohë që motra e saj e njohur është në kërkim për të dhënë dëshminë dhe ka 30 ditë kohë nga ngjarja për ta bërë, Migena duket se nuk përzihet aspak me këtë histori ndër më të bujshmet në vend, pasi ajo do të vazhdojë axhendën e koncerteve të saj.

Migena do të mbajë një koncert në Pallatin e Brigadave në Tiranë së shpejti, që do të jetë i dyti për audiencë të zgjedhur brenda një harku kohor prej një viti. Sopranoja rikthehet në kryeqytet sërish në vjeshtë, pas koncertit të një viti më parë në Universitetin e Arteve, i mbajtur në kuadër të tetorit gjerman.

Loading...