NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Elseid Hysaj është pasuri e Napolit…”, ish- tekniku kuqezi në krah të shkodranit, De Biasi: Duhet mbrojtur…

Xhani De Biazi nuk pranon kritika për Elseid Hysajn dhe nuk mund të ishte ndryshe. Trajneri i cili i besoi mbrojtësit që kur ishte adoleshent një vend në radhët e përfaqësueses shqiptare dhe e ktheu në një nga elementët më të rëndësishëm të saj, insiston se në Napoli nuk duhet të kritikojnë aspak futbollistin i cili shquhet për impenjim.

Hysaj? Problemi i tij është se te Napoli kanë ardhur lojtarë që i ka dashur Ançeloti dhe ai ka përfunduar më mbrapa në hierarki. Hysaj mbetet një pasuri e Napolit, duhet mbrojtur”, ishin fjalët e De Biazit në një intervistë të dhënë për mediat italiane.


Elseid Hysaj debutoi ne radhët e përfaqësueses shqiptare në një miqësore ndaj Gjeorgjisë në shkurtin e vitit 2013, kur ishte ende 18-vjeçar. Që nga ai vit, ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve dhe ka regjistruar në total 50 ndeshje me fanellën kuqezi.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!