
Pjerin Përjaku dhe Gent Përjaku, babë e birë, të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri, 49 vjeç, mbrëmjen e së hënës (29 gusht), dje ishin kthyer nga Italia.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.
Burime mediatike bëjnë me dije se autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!