
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën si autorin e krimit të dyfishtë ndodhur dy vite më parë në Lalm të vjetër ku mbetën të vrarë Kol Murrani dhe Preng Simoni.
Ndërkaq për 35 vjeçarin Agron Lushi u dha pafajsia i cili u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Prenge Simoni. Ai ka qëndruar 14 muaj e 14 ditë në burg, ndërsa mbi të rendonin akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim.
Lushi asnjëherë nuk e pranoi krimin, ndërsa që nga 27 prilli i 2020 kur edhe ndodhi ngjarja ka kërkuar që ti hiqet akuza ndaj tij.
Ndërkohë po kryhen hetimet për Edmond Përdodën vëllain e Aleksandër Përdodës i cili po ashtu akuzohet për ktë ngjarje. Kujtojmë se Përdoda u arrestua nga një operacion i policise së Lezhës disa muaj më parë në banesen e tij në Lalm të Ri pas rreth 2 vitesh në arrati.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!