Një adoleshent është vrarë ditën e sotme me katër plumba në Prishtinë. Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Aulon Zeka, 16 vjeç. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ekzekutimit të 16-vjeçarit.
Motra e adoleshentit ka shprehur dhimbje për vrasjen e vëllait, përmes një mesazhi tepër prekës.
“Spo di as qysh mi ja nis as qka me thon more vllau jem kujna ju kan tha ato dur e tkan marr kaq heret jau thaft zoti durt breeeee …Allahu tpast qu nxhenet zemra jem”, ka shkruar Monika Zeka, në faqen e saj zyrtare në “facebook”.
Aulon Zeka është gjetur sot i pajetë në afërsi të rrugën “Gjon Sereqi’ në Prishtinë. Ndërkohë, që policia po merret me identifikimin e personave të dyshuar./shqiptarja/