Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, një nga autorët ishte shpallur në kërkim në janar për një ngjarje në Shkodër

ShkodraWeb 28 April, 2026
cifti mujeci 2026

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, mesditën e së dielës në fshatin Balldren.Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se viktimat janë ndjekur që prej momentit të daljes së tyre nga banesa në zonën e Torovicës, përgjatë udhëtimit drejt Lezhës dhe gjatë ndalesës ku kanë konsumuar kafe në një lokal në dalje të qytetit.

Në pamjet e fokusuara në kamera shihet automjeti tip “Audi A4” dhe “Golf 5” pa targa, të cilët ishin ndaluar në anë të rrugës pranë lokalit ku po qëndronte çifti i bashkëshortëve. Por kalimi i një makine policie duket se i ka trembur dhe makina pa targa, në të cilën ndodheshin dy qitësit, ka lëvizur drejt zonës së Balldrenit dhe ka qëndruar aty, ndërsa “Audi”-i ka vijuar monitorimin e çiftit kur kanë dalë nga lokali dhe deri në momentin kur janë ekzekutuar.

Pamjet filmike kanë ndihmuar grupin hetimor që të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët e dyshuar: Florin, Renato dhe Adriano Mhillaj. Ky i fundit rezulton se ishte në kërkim që prej 16 janarit 2026 edhe nga Policia e Shkodrës për veprat penale “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ngjarja e mëparshme ka ndodhur në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se ka kanosur me armë shtetasin Eduard Kësalla. Ky i fundit, sipas hetimeve, është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri dhe më pas është shpallur në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.

Kësalla u arrestua rreth tre javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë një operacioni policor të koduar “Operacionalja 89”, ndërsa Mhillaj nuk ishte arritur të prangosej. Kërkimet për tre personat e shpallur në kërkim dhe për gjetjen e automjeteve dhe armëve të përdorura në vrasjen e çiftit Mujeci po vijojnë pa ndërprerje nga policia, por deri më tani nuk është arritur të bieT në gjurmët e tyre. Ndërkohë, burri dhe gruaja u përcollën këtë të martë për në banesën e fundit, në zonën e Torovicës, aty ku edhe jetonin.

Post navigation

Previous: NGA ELISA SPIROPALI – Më përjashto! Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik
Next: Shpallen në kërkim dy të rinj nga Gucia e Re, grabitën motomjetin e një 26- vjeçari në banesën e tij në Shkodër

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.