
Deklaratë Publike
Për ngjarjen e rëndë dhe makabre të atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje
Me mallëngjim dhe me keqardhje morëm vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të një atentanti të ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj për këtë atentat makabër shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.
Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenëse gjaku dhe fisi i Mujecëve nuk u kanë asnjë deryrim, versione të kësaj natyre edhe mundet të jenë me një nga pistat e dyshuara për organet ligjzbatuese, por këshillojmë moslënien në harresë dhe pista të tjera dyshimi për ngjarjen kriminale të ndodhur.
Kreshnik Mujeci ka qenë një familjar i rregullt dhe i dashur dhe i respektuar me të afërmit dhe me të gjithë komunitetin përreth Lezhës dhe Shkodrës, i cili merrej me blegtori së bashku me bashkëshorten e ndjerë për të përballuar jetës normale në sherbim të familjes.
Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara përtej çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit për të cilën është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.
Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cënon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.
U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve që prosupozohet të përfshira ne konflikt.
Për këtë kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë. Zoti forcoftë familjarët dhe gjithë miqësinë kudo të jenë. /Nga avokat Gjergj NELI, publikuar në Facebook/




