Skip to content
17 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ekzekutimi i 34- vjeçarit në Shkodër, policia dyshon se lëvizjet e të riut u vëzhguan para atentatit…

ShkodraWeb 5 September, 2025
kristian kola vrare 2025

Viktima Kristian Kola dhe vendgjarja

Mbetet mister arsyeja e ekzekutimit, dyshohet me armë me silenciator, të 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje jashtë një lokali mbrëmjen e 4 shtatorit në qendër të Shkodrës.

Kristian Kola dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërsa deri më tani policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve që qëndrojnë pas atentatit mafioz.

Ndërkohë blutë ende s’kanë një pistë hetimi për eliminimin e 34-vjeçarit pa precedentë kriminalë, i cili kishte një firmë ndërtimi së bashku me babain e tij.

Sipas burimeve, 2 persona me motor kanë ruajtur 34-vjeçarin përballë lokalit ku Kristiani po qëndronte, në zonën e Kinemasë, për një kohë relativisht të gjatë.

Viktima ka qenë nën shoqërinë e dy personave të tjerë dhe në momente atentatorët kanë bërë një xhiro duke vëzhguar situatën.

Më pas janë rikthyer në pikën e tyre të vrojtimit duke mos qëlluar, por kanë pritur derisa personat që ndodheshin në shoqërinë e Kristian Kolës të largoheshin.

Në momentin kur ata kanë ikur dhe 34-vjeçari do të merrte makinën e tij për t’u larguar, autorët me motor i janë afruar. Njëri prej atentatorëve ka zbritur nga motomjeti dhe e ka qëlluar disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi kreu krimin, autori është larguar nga vendngjarja së bashku me drejtuesin e motorit. Të shtënat nuk janë dëgjuar në zonë për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator.

Policia ka dyshime se motori me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur edhe para dy netësh viktimën në zonën e Bardhajve, por pa arritur që ta vrasin.

Ndërsa është duke u verifikuar a është i njëjti apo jo, edhe pse hetuesit flasin për një tjetër motomjet në këtë ngjarje.

Viktima ishte një person që lëvizte lirshëm në Shkodër gjatë gjithë ditës dhe nuk ka patur precedent të mëparshëm kriminal. Bashkë me babain e tij kishin një firmë ndërtimi dhe së fundmi po bënin shtrimin e pllakave në rikonstruksionin e Kinemasë në Shkodër. Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.

Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë, por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Grupi hetimor vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 5 shtator 2025…
Artikull pasardhës: FOTO – Kultivuan kanabis afër banesës, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër, në kërkim 2, të gjithë familjarë

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.