Një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër. Kanë qenë vetë banorët që kanë parë burrin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila është tashmë në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht, viktima është identifikuar si Ramazan Mata, rreth 33- vjeç. Akoma nuk dihen rrethanat ngjarjes së rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.