Skip to content
21 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ekstradimi i Izet Haxhisë, gazetarja: Ju tregoj ç’do ndodhë me rihapjen e dosjes “Hajdari”

ShkodraWeb 10 February, 2018
izetHKlodiana

 E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, gazetarja Klodjana Lala ka folur për çështjen e ekstradimit të ish bodigardit të Sali Berishës, Izet Haxhia i akuzuar për përfshirjen në vrasjen Azem Hajdarit, dhe i dënuar me 25 vite në mungesë nga drejtesia shqiptare.

E pyetur nëse do rihapet dosja ‘Hajdari’ me ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia dhe çfarë do të sjellë rihapja e saj, Lala u shpreh se Haxhia ka të drejtën për të kërkuar rihapjen e dosjes, por ajo do përdoret më shumë politikisht dhe mediatikisht pasi është një çështje që ka rreth 20 vite qe ka ndodhur dhe shumë dëshmitarë mungojnë, raporton BalkanWeb.

Pse ky vendim për ekstradimin e Izet Haxhisë pas 12 vitesh?
Është një rast interesant se ka pasur raste kur është dështuar me kërkesat për ekstradim nga njerëz të krimit. Ka pasur kërkesa të vazhdueshme për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ishte Izet Haxhiaj ai që u vu në pranga në Turqi dhe qëndroi për rreth 5 vite ne burg.

Më pas me vendim të gjykatës turke u lirua, pasi në atë kohë u refuzua ekstradimi se Izet Hxhia ngriti pretendimin se ai do të persekutohej në Shqipëri. Ai nuk mori asnjëherë statusin e azilit. Jam surprizuar me vendimin e gjykatës turke, pasi ekstradimi i tij ishte refuzuar më herët. Por përveç kësaj ka edhe një vullnet politik, pasi ekstradimi i tij mund të refuzohej nga ministri turk.

A do të rihapet dosja ‘Hajdari’ dhe faktet që disponon Haxhiaj?
Unë kam këtu një dokument i disa viteve më parë, kohë kur nisi problemi për çështjen e ekstradimit të Izet Haxhisë. Ky është një dokument sekret që mban datën 6 prill 2007 ku kërkohej ekstradimi i Izet Haxhisë dhe mban firmën e ministrit të drejtësisë së asaj kohe Ilir Rusmali.

Në këtë dokument te dërguar Turqisë garantohet rigjykimi i Izet Haxhisë dhe në këtë mënyrë i hapet rruga rihapjes së çështjes që në vitin 2007. Në fakt është një dokument sekret dhe i jep të drejtën Izet Haxhias që në momentin që vjen në Tiranë t’i drejtohet gjykatës për rihapjen e dosjes.

Krahas kësaj garancie kemi edhe garanci të tjera shtesë, çka do të thotë se drejtësia shqiptare është e detyruar të rihapë dosjen, pasi të gjithë shtetasve të dënuar në mungesë u jepet mundësia të rigjykohen. Rihapja e dosjes ‘Hajdari’ asnjëherë nuk është zbardhur si duhet dhe mban brenda vetes shumë mistere. Rihapja e kësaj doje mendoj se do përdoret më shumë politikisht dhe mediatikisht.

Çfarë do të sjellë nga ana juridike hapja e dosjes?
Izet Haxhia tha se unë disponoj vetëm disa tabulate telefonike. Së pari nuk dihet nëse ka biseda të zbardhura dhe në çfarë forme ligjore janë siguruar këto prova dhe kujt i shërbejnë.

Këto prova hedhin poshtë pretendimin e tij se nuk ka pasur telefonatë me Azem Hajdarin?
Është shumë herët për të folur për këtë, por ekzekutori kryesor i vrasjes së Azem Hajdarit ka ndërruar jetë dhe disa dëshmitarë nuk jetojnë më. Tabulatet telefonike mbase nuk janë marrë në formën ligjore. Të gjitha këto më bëjnë mua të besoj se rikthimi Izet Haxhisë nuk është se do çojë për gjykim persona të tjerë.

Nëse ka persona të tjerë të përfshirë, përfshirë këtu edhe ish kryeministrin Sali Berisha do ishte mirë të jepnin llogari, por bëhet fjalë për një dosje të mbi 20 viteve më parë. Ne nuk e dimë çfarë qëndrimi do mbajë Izet Haxhia para prokurorëve dhe nëse do ta bindë grupin e hetimit të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Interesant ishte edhe fakti i përmendjes së telefonatës të para 3 muajsh që tha Izet Haxhiaj nga një politikan nga mazhoranca, por që nuk përmendi emrin?

Unë e thashë dhe më herët se ekstradimi nuk është vetëm gjyqësor, por edhe vullnet politik. Mund të ketë gjëra shumë të thella që ne nuk i dimë. Ne kemi pasur marrëdhënie me ulje ngritje me Turqinë, por nuk e dimë qëllimin e vërtetë të ekstradimit të Izet Haxhias. Ai pretendon se ka prova që mund të implikojë edhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Jam e interesuar se çfarë do thotë Jaho Mulosmani për këtë ngjarje që është i dënuar. Mesa di unë Izet Haxhiaj është divorcuar me bashkëshorten e tij dhe që ka dy fëmijë dhe ka një marrëdhënie me një shtetase shqiptaro-franceze e cila është soprano mesa di unë.

Post navigation

Previous: Sukaj: Mendoj se ekipi i ka cilësitë për të qënë më lart
Next: Timonieri kuqeblu, Gjoka: E prisja reagimin e ekipit, tifozët na kanë rënduar psikologjikisht

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.