Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ekstradimi, flet Izet Haxhia: Qeveritë shqiptare të vrasin natën e të qajnë ditën…

ShkodraWeb 9 February, 2018
izetHaxhia9shk18

Dy dite pasi Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi t’i hapë rrugë ekstradimit për në Shqipëri të Izet Haxhias, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, ai ka folur për median.

Ai trgeon se asnjëherë nuk e ka refuzuar ekstradimin për në Shqipëri. “Ajo që unë apo avokati im ka kërkuar nga Gjykata turke është që të më jepet garanci nëpërmjet shtetit turk që kur të kthehem në vendin tim, t’i nënshtrohem një procesi të rregullt dhe të pavarur gjyqësor”- thote ai.

Haxhia thekson se Ka kërkuar që kur të rikthehet në Shqipëri të mos i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve që cenonin edhe sigurinë fizike nga ana e qeverisë, e cila do të kërkonte qe ai te heshtte.

“Shteti turk nuk ka pranuar që të m’i japë këto garanci që unë kam kërkuar, por ka vendosur t’i kërkojë shtetit shqiptar që të më japë garancitë e kërkuara. Qeveria e Berishës e asaj kohe, përmes ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i ka dhënë garancitë për mua dhe mes të tjerave ka pranuar edhe kërkesën për rigjykimin tim nga një Gjykatë e Pavarur. Por se si mund të ishin ato garanci dihen… Qeveritë shqiptare të vrasin natën dhe të qajnë ditën”- thote ai.

Ai tregon me tej se eshte përballë një fakti të kryer, vendimit te Gjykatës së Lartë dhe nga momenti në moment pret që të vijë e ta arrestojë Policia turke.

“Të gjitha procedurat e ekstradimit janë të mbyllura pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë turke, që miraton vendimin e Gjykatës së Lartë. Jam shumë i qetë, por kam edhe emocione, që pas rreth 19 vjetësh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur, në atdheun tim që Zoti e bëri parajsë, por politikanët e paudhë e kthyen në një vend të pabanueshëm”- thote ai. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: E RËNDË/ Vdes në pediatri foshnja 7- muajshe, shkak ishin komplikacionet nga fruthi
Next: FOTO/ Drejtori i Përgjithsëm i Policisë Ardi Veliu e nis me një takim në Shkodër, edhe me prokurorinë

TË FUNDIT

albert vata porta parajses 2026

NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame

ShkodraWeb 11 July, 2026
edison ypi malltezi 2026

NGA EDISON YPI – Gallatë tragjike me Dhëndër Pisin dhe Vjehërr Hajdutin në truallin e Arbërit…

ShkodraWeb 8 July, 2026
koceku britannia daily 2026

INTERVISTA – Marjana Koçeku: Kjo qeveri nuk mund ta bëjë ndryshimin, as elita e vjetër politike nuk mundet

ShkodraWeb 27 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.