Skip to content
23 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sport

Eksod “biblik” tek Vllaznia, 11 largime nga skuadra kuqeblu, nisin përgatitjet për sezonin e ri futbollistik…

ShkodraWeb 3 months ago

Vllaznia zbret në fushë për herë të parë në drejtimin e trajnerit Migen Memelli dhe ndihmësit të tij, Ndriçim Shtubina, por e nis me një skuadër të përgjysmuar. Plot 11 lojtarë mund të quhen të larguar pas përfundimit të sezonit 2022- 2023 dhe nuk bëhet fjalë për emra dosido, por për titullarë që kanë mbajtur peshën kryesore në skuadër.

Në seancën e parë munguan emra si Liridon Latifi, Erdenis Gurishta, Kaina Nunjesh, Ardit Hoxhaj, Darko Bulatoviç, Dajan Shehi, Fjoart Jonuzi, Arsid Kruja, Kristjan Vulaj, Elvedin Heriç dhe Ante Aralica. Edhe pse për një pjesë të tyre nuk ka ende një konfirmim zyrtar për largimin, “Panorama Sport” mëson se nuk ka më kthim pas.

Klubi shpreson që të bindë të paktën kapitenin Gurishta ose mesfushorin Jonuzi, por ofertat që këta të fundit kanë nga skuadra të tjera, ka bërë që t’i thonë lamtumirë Vllaznisë, për më tepër që edhe kontrata iu ka skaduar. Drejtuesit nuk gjetën një marrëveshje për rinovim as me sulmuesin Ardit Hoxhaj, si dhe qendërmbrojtësit Dajan Shehi dhe Darko Bulatoviç, të cilët janë larguar përfundimisht nga skuadra.

Një pjesë të lojtarëve të larguar, klubi nuk i kishte në plane. Mes atyre që nuk pritet të vazhdojnë me Vllazninë është përfshirë edhe mesfushori shkodran, Arsid Kruja, ndërsa në dyshim mbetet mbrojtësi kroat, Marko Juriç, i cili edhe pse ka pasur bisedime për të rinovuar kontratën, fakt është që në seancën e parë nuk ka qenë i pranishëm.

Mesa duket, Vllaznia e sezonit të ri do të ketë me ndryshime të mëdha në përbërje, teksa kanë mbetur pak titullarë nga kampionati i fundit. Të gjitha këto largimet natyrisht që do të kompensohen në ditët në vijim me afrimin e disa lojtarëve, ndërsa aktualisht vetëm tre të tillë janë zyrtarizuar nga klubi si prurje të merkato së verës.

Drejtuesit kanë ndryshuar strategji këtë sezon, duke larguar një pjesë të lojtarëve me moshë të madhe dhe afruar të rinj, duke nënshkruar kontrata 3-vjeçare. Pritet që edhe buxheti i klubi të jetë më i ulët se sezoni i fundit.

Në seancën e djeshme kanë marrë pjesë 20 lojtarë, ku shumica e tyre ishin të rinj, teksa sezonin e fundit kanë luajtur me U-21.

Nga skuadra e kampionatit të fundit ishin emra si Bojan Zogoviç, Kristi Qarri, Geralb Smajli, Esin Hakaj, Esat Mala, Herald Marku, Rejan Alivoda, Lorik Boshnjaku, Mehdi Çoba, Bekim Balaj dhe tri afrimet e zyrtarizuar së fundmi: Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev.

Ndërsa nga të rinjtë ishin emra si Roel Juka, Paulo Pjeshka, Flori Spahija, Klejdi Paloka, Gledian Pusi, Antonio Delaj dhe Arval Maliqi.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: PERSONAZH – “Mjeshtrja e Madhe” Drande Xhaj feston sot ditëlindjen, vitet tek duket se janë ndalur tashmë…
Lajmi pasues: Tentohej të murosej, policia e Shkodrës gjen një kallash dhe 30 fishekë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

TË FUNDIT

“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban
  • Ekonomia

“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban

8 hours ago
Humbja me Laçin trazon ujrat tek Vllaznia, Balaj “i kẽrkon llogari” Memellit pẽr rreshtimin nẽ mbrojtje pas avantazhit
  • Kryesore

Humbja me Laçin trazon ujrat tek Vllaznia, Balaj “i kẽrkon llogari” Memellit pẽr rreshtimin nẽ mbrojtje pas avantazhit

8 hours ago
VIDEO – Tregtonte “mall” në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi në Shkodër, arrestohet 20 vjeçari…
  • Aktualitet

VIDEO – Tregtonte “mall” në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi në Shkodër, arrestohet 20 vjeçari…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • “Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban 22 September, 2023
  • Humbja me Laçin trazon ujrat tek Vllaznia, Balaj “i kẽrkon llogari” Memellit pẽr rreshtimin nẽ mbrojtje pas avantazhit 22 September, 2023
  • VIDEO – Tregtonte “mall” në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi në Shkodër, arrestohet 20 vjeçari… 22 September, 2023
  • Fituan çmimin ndërkombëtar në festivalin “INTEL AI”, Benet Beci pret tre nxënësit e “28 Nëntorit”… 22 September, 2023
  • VIDEO – Disa këshilltarë bashkiakë në Shkodër ankimojnë tek Prefekti i Qarkut një vendim të Këshillit ku bëjnë pjesë 22 September, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 22- vjeçari, dyshohet i përfshirë në konflikt që solli vrasjen e 33- vjeçarit në Shkodër 22 September, 2023
  • EMRAT – Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë, ku u vra një 33- vjeçar në Hot të ri të Shkodrës, shpallen në kerkim 5 persona 22 September, 2023
  • DETAJE – Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 33- vjeçarit në Hot të Ri, sherri lindi për parkimin në rrugicën ku jetonin 22 September, 2023
  • Ekzekutimi i 33- vjeçarit në Hot të Ri të Shkodrës, vëllai e gjeti pa jetë jashtë makinës, ja pista kryesore e policisë 22 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 22 shtator 2023… 22 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 22 shtator 2023… 22 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 22 shtator 2023… 22 September, 2023

TË FUNDIT

“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban
  • Ekonomia

“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban

8 hours ago
Humbja me Laçin trazon ujrat tek Vllaznia, Balaj “i kẽrkon llogari” Memellit pẽr rreshtimin nẽ mbrojtje pas avantazhit
  • Kryesore

Humbja me Laçin trazon ujrat tek Vllaznia, Balaj “i kẽrkon llogari” Memellit pẽr rreshtimin nẽ mbrojtje pas avantazhit

8 hours ago
VIDEO – Tregtonte “mall” në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi në Shkodër, arrestohet 20 vjeçari…
  • Aktualitet

VIDEO – Tregtonte “mall” në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi në Shkodër, arrestohet 20 vjeçari…

10 hours ago
Fituan çmimin ndërkombëtar në festivalin “INTEL AI”, Benet Beci pret tre nxënësit e “28 Nëntorit”…
  • Aktualitet

Fituan çmimin ndërkombëtar në festivalin “INTEL AI”, Benet Beci pret tre nxënësit e “28 Nëntorit”…

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.