Egnatia e mund në “shtëpi” dhe zhyt në krizë Laçin, Kastrioti merr tre pikët e para përballë Skenderbeut…

Egnatia ka arritur të marrë një fitore të madhe në fushën e Laçit duke mposhtur minimalisht këta të fundit me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit u realizua nga njeriu i momentit në shtëpinë e Egnatias, Pedro Augusto, i cili pasi i dha fitoren ndeshjen e kaluar në frymën e fundit ndaj Kastriotit, tani ishte deçiziv edhe ndaj kurbinasve duke shënuar pas një aksioni fanstastik në kundërsulm dhe me disa kombinime me shokët e skuadrës në minutën e 75′.

Vlen të theksohet se Pedro Augusto la fusën e lojës në minutën e 85’ pas një dëmtimi që pësoi. Egnatia aktualisht ka korrur suksesin e saj të dytë radhazi dhe renditet me këtë fitore në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë dhe Teuta e vendit të tretë. Ndërsa Laçi renditet në vendin e fundit me 2 pikë të grumbulluara.


FT | LAÇI 0-1 EGNATIA

Pedro Augusto 75′

Ndërkohë, Kastrioti ka mposhtur 2-0 Skënderbeun në javën e pestë të kampionatit duke gjetur fitoren e parë këtë sezon. Krutanët dominuan frikshëm gjatë gjithë takimit duke shpërdoruar disa raste të pastra, kjo dhe falë formës së mirë të portierit të Skënderbeut Bekim Rexhepi.

Kastrioti kaloi në avantazh në minutën e 65-të me gol të Arbër Bashës ndërsa në minutën e 84-të i sapo futuri në fushë, Rami dhuroi spektakël duke shënuar golin e dytë për skuadrën e Ndreut. Kastrioti arrin kështu fitoren e parë në kampionat, ndërsa Skënderbeu vazhdon krizën e rezultateve duke mos e provuar ende shijen e fitores këtë sezon.

FT/ KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-0

Basha 65′, Rami 84′