
Vllaznia dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë. Kuqeblutë mbajnë vendin e parë në kuotën e 52 pikëve ndërsa Egnatia vetëm 2 më pak.
Ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura, në një ndeshje që ishte mjaft e tensionuar pas minutës së 70- të. Pasi pengoi në vrapimin drejt zonës Balajn, Xhemajlit i nxirret kartoni i kuq.
Në këtë moment, ekipi vendas del nga fusha, formë presioni për arbitrin Lata që të shohë episodin në VAR. Pas kësaj, ai shikon në VAR dhe konfirmon vendimin e tij.
Egnatia kthehet në fushën e lojës dhe për rreth 20 minuta, Vllaznia ishte në epërsi numerike, të cilën nuk arriti ta shfrytëzojë megjithë ndërrimet e Martinit dhe vendasit pa trajner në pankinë pasi Tetova u largua me të kuq. Ndeshjen e radhës Vllaznia e ka në Shkodër me Dinamon, teksa priten lajme edhe për Kastratin i cili doli nga fusha e lojës i dëmtuar.




