Fjalimi i bisnesmenes qe la Italine per nje jete fshati ne Mirdite, ka sjelle frymezim edhe tek ish- deputeti Eduart Ndocaj, i njohur edhe si “Kaubojsi”. Ne nje status ne Facebook, Ndocaj shkruan: “Fjalet e kesaj meditoreje te mecme ashtu si zona ka prodhuar gjithmone, na ben te reflektojme per misionin tone si qytetare dhe politikane.
Fjalet saj deshmojne qarte mjerimin e vazhdueshem qe ka Mirdita, harresen e saj nga politika armiqesore dhe mbi te gjitha, urrejtjen qe ka ai Parlament per djemtr e vajzat fisnike te Mirdites.
Kam vite qe e kam ngritur zerin per problemen te tilla ne Mirdite, Lezhe e krejt Shqiperine, por per fat te keq varferia, shtypja e parate e pista e kane blere Lezhen dhe Mirditen dhe vazhdojne ta dhunojne cdo dite qe kalon.
Per raste si kjo zonje e re mirditore e per raste te tjera te mjerimit absolut te shume familjeve te ndershme, me kane bindur qe politiken ta konsideroj mision dhe jo interes personal.
Fjalimi i Rigertes deshmon gjemen e madhe qe politika i ka bere Mirdites nga 1912 e deri me sot.
Mirdita nuk eshte simboli i komunizmit, simboli i hashashit, apo i spiuneve qe qeverisin, por eshte vendi i dijes, i vlerave me te mira njerezore dhe djepi i qendreses.
Te rinjte duhet te luftojne per te drejtat e tyre dhe per te miren e vendit. Ne fushaten time te 2017 kam thene neper takime elektorale se politika shqiptare ka me shume se 100 vjet qe ben vetem tre premtime: drita, uji e rruge! E kuptoni se sa shume na ka ndeshkuar kjo politike antikombetare e tradhtare. Zoti i ndeshkofte si lolet e sinqerta te Rigertes!”. /ShkodraWeb/
Shenim: Statusi eshte marre nga profili ne Facebook i Eduart Ndocaj dhe nuk eshte redaktuar per te ruajtur origjinalitetin e postimit te ish- deputetit.