Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Editoriale

EDITORIAL/ Po ikiiin! A ka kush veshë për ti dëgjuar…?!

ShkodraWeb 4 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Shqipëria është futur në tunel dhe drita në fund të tij nuk duket. Madje, mund të jetë shumë larg. Për shkak të emigracionit të lartë në numër, i riaktivizuar fuqishëm vitet e fundit, por edhe për shkak se shqiptarët e larguar së fundmi janë nga pjesa më e arsimuar dhe profesionale, vendi po përballet me probleme komplekse ekonomike dhe sociale.

Perspektiva, për shkak edhe të faktorëve të tjerë demografikë, mund të jetë edhe më e zymtë. Banka Botërore, në një parashikim të fundit të javës së kaluar, na tregoi se të paktën deri në vitin 2050, shqiptarët që do të emigrojnë, do të jenë në nivele shumë më të larta se ata që do të zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri. Banka analizon se emigracioni neto do të vazhdojë me të njëjtat ritme, ku çdo 5 vjet do të ikin (neto) nga
vendi rreth 40 mijë persona.

Më herët, FMN ka llogaritur se gjatë viteve 1995-2012, largimi i shqiptarëve ka sjellë efekt negativ 18% në PPB dhe se 16% e masës së këtij dëmi ka ardhur nga largimi i forcës së kualifikuar.

Shkaqet e këtij emigracioni biblik, si në fillim të viteve ‘90 mbeten po njësoj, asgjë nuk ka ndryshuar: papunësia, destabiliteti politik dhe cilësia e ulët e jetës. Janë po të njëjtat shkaqe për të cilat, 30 vjet më parë, shqiptarët u larguan, janë po të njëjtat shkaqe për të cilat ikin dhe sot, janë po të njëjtat kushte, të cilat rigjejnë edhe emigrantët e kthyer. INSTAT, në një studim, tregon se 80% e emigrantëve të kthyer ndeshen me po të njëjtat nevoja dhe probleme, me ndryshim fare të vogël në renditjen e tyre.

Kjo është e pritshme sepse, së pari, kanë gjetur një vend në destabilitet politik dhe një ekonomi gjithnjë anemike dhe me pabarazinë më të lartë se çdo vend tjetër i Europës, që vijon të rritet që në fillimet e demokracisë (EUROSTAT).

Revista jonë e ka trajtuar shpesh fenomenin e migracionit. Edhe në shkrimin e saj kryesor të kësaj radhe, ai zë sërish vend përmes dëshmive të
vërteta nga sipërmarrësit. Mund të duket si përsëritje kur tashmë faktet janë. Por ka një ndryshim, për shkak se fenomeni nuk po ndalet dhe rreziku po bërtet edhe më shumë. Por a ka veshë që të dëgjojnë?! Fatkeqësisht, jo. Qeverisja e vendit, për turp të saj, e shikon emigracionin ende si fenomen normal dhe të përbotshëm që u ndodh edhe gjermanëve, edhe francezëve, edhe italianëve, edhe…?

Ka dhe një arsye tjetër pse iu kthyem sërish temës së emigracionit. Është fakti që e përmend sërish FMN, që nëse prej vitit ‘95 deri në 2012, emigracioni nuk do të ishte në këto përmasa, rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe nga 3% do të ishte të paktën 9%. Ja pra ku është edhe përgjigjja nga duhet të nisë zgjidhja e problemit. Nga oferta ekonomike. Në pamundësi për të rritur ekonominë pa ta, të mund të gjejmë rrugë që shqiptarëve të larguar ose kërkojnë të largohen, t’ju japim një stimul dhe një ofertë më të mirë financiare, qoftë edhe duke e subvencionuar kthimin.

Pasi mbajtja dhe riatdhesimi i “trurit”, automatikisht, jo vetëm do të përshpejtonte rritjen ekonomike në favor të të gjithëve, por do të justifikonte çdo para të shpenzuar për të stimuluar rikthimin. Kur emigrantët shqiptarë, në kulmin e krizës ekonomike në vendet e BE-së, veçanërisht në Greqi dhe Itali, filluan të ktheheshin, pati projekte dhe nisma ligjore të mira, për të dhënë disa stimuj dhe lehtësi financiare dhe ekonomike për t’i riintegruar dhe për të përfituar investime, si nga kursimet e tyre, ashtu dhe “know how”. Por, skema nuk funksionoi.

Atëherë, qoftë edhe nga kjo praktikë e njohur, mendojmë se ka ardhur koha për të çelur një diskutim e më pas veprime konkrete, për të ideuar dhe për të paraqitur më shumë alternativa, të cilat të ngrihen dhe diskutohen me sa më shumë grupe interesi, sepse pavarësisht shkaqeve që i detyruan dhe po i detyrojnë shqiptarët të ikin, mbajtja apo rikthimi i tyre është në nderin dhe leverdinë e të gjithëve.

Edhe nëse do ta konsideronim emigracionin si fenomen historik, ashtu siç ka qejf qeveria ta quajë, për t’ju larguar përgjegjësisë së saj, le të ndjekim shembullin e vendeve, daç edhe si Gjermania, Italia, qoftë edhe si Rumania për t’i ndihmuar të gjithë shqiptarët që ta gëzojnë atdheun e tyre. Koha nuk pret, nëse duam që sa më shpejt t’i gëzohemi dritës në fund të tunelit. /Monitor/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: KOMENT/ Grabitja e 10 milion euro tregoi se Zoti i do shumë shqiptarët por…deri kur?!
LAJM PAS: Edi, mbylli të gjitha port-halet, më pas kufijtë dhe vendos yllin e kuq në flamur…

TË FUNDIT

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…
  • Editoriale

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…

4 weeks ago
EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!
  • Aktualitet

EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!

4 weeks ago
OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…
  • Editoriale

OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…

6 months ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

1 hour ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

1 hour ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

3 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.