Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA EDISON YPI – “Shkrim e Këndim” ka vetëm Gjuha Shqipe….

ShkodraWeb 29 January, 2021
ypi gjuha shqipe11

Të gjitha gjuhët e tjera kanë “Shkrim e Lexim”. Shkrim e Këndim është një përparësi absolute që Shqipja e ka ndaj të gjitha gjuhëve të tjera. “Shkrim e Këndim”, pra gjithçka që në Shqip shkruhet, nuk lexohet, vetëm këndohet. Pra Gjuha Shqipe është e gjitha fjalë dhe këngë, tekst dhe muzikë, arsyetim dhe ndjenjë, përmbajtje dhe formë.

Të kesh një gjuhë që “Shkruhet dhe Këndohet”, është Fat i madh. Të dish vetëm shkrim ose vetëm këndim, është fatkeqsi, është llaftari. Të dish “Shkrim e Këndim” nuk mund të jesh i palumtur, i pafat, i pashëndetshëm. Nëse di “Shkrim e Këndim”, asgjë nuk të është e largët, asgjë nuk të është e pamundur.

Të dish ti bësh të dyja, edhe të shkruash, edhe të këndosh, qiellin e kap. S’ka rëndësi kush shkruan e kush këndon, çfarë shkruan e çfarë këndon. Le të shkruajë kush të dojë, kush di dhe kush ja ka ngenë. Le të këndojë kush të ketë qef, mumdësisht të gjithë.

Rëndësi ka që ajo që shkruhet, përveçse e lexueshme, të jetë edhe e këndueshme, të ketë brenda muzikë, jo domosdoshmërisht të zëshme. Për arësye që autorët mediokër nuk mund t’i kuptojnë, dhe kurrë nuk kanë për t’i kuptuar, diçka që në Shqip shkruhet por nuk këndohet, nuk vlen. Shkrimi që nuk udhëton, pra shkrimi që nuk këndon, nuk është shkrim, është pellg me ekskrement rrjedhës që mbetet aty ku derdhet për shkak të paaftësisë rekreative të prostatës autoriale.

Këndim pa Shkrim ka. Zogu në degë, dallga që rreh bregun, përroi që ikën tatëpjetë etj. janë Këndim pa Shkrim. Këndim pa Shkrim është edhe Letërsia gojore, legjendat, epet, që përcillen nga brezi në brez duke u ndryshuar e lëmuar pa u shkruajtur.

Këndimi pa shkrim, sado sugjestiv dhe marramendës, sado i latuar nëpër shekuj, nuk mahnit më. I ka kaluar koha. E ka mposhtur rrebeshi i informacionit global. Ajo që ende shkruhet e këndohet dhe do shkruhet e këndohet përjetësisht, është vetëm Gjuha Shqipe. Mëso “Shkrim e Këndim” Shqip, dhe vdis.

Shkrim e Këndim, pra fjalë që lexohen dhe njëkohësisht këndohen, jo aq të bukur sa Shqipja, natyra ka dhe ca të tjera;

Shkruan toka, këndon hëna.

Këndon bubullima, Shkruan rrufeja.

Shkruan shiu, këndon era.

Këndon Pranvera, shkruan dimri.

Shkruan qielli, këndon dielli.

Këndon Poezia, Shkruan Proza.

Shkruan pena, këndon mendja.

Këndon filani, shkruan fisteku.

Shkruan i patalentuari, këndon askushi.

Këndon njerzia, shkruan Lasgushi.

Bota lexon. Shqiptari këndon.

Shqiptarët kanë “Libra Këndimi”. Mjerë bota që ka vetëm “Libra Leximi”. “Shkrim e Këndim”. Marramendje e paçmuar që na e kanë zili. Si quhet vallë Rilindasi që e shpiku këtë mrekulli ? Ku e ka varrin t’ja bëjmë prej floriri ?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTOLAJM – “Rrugëtimi drejt fitores nuk është gjithnjë i lehtë”, Helidon Bushati kafe miqësore me sponsorin e Vllaznisë
Artikull pas: VIDEO+EMRI – Aksident fatal në Shkodër, efektivi i policisë përplas qytetarin, ndërron jetë në spital…

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025
amulante parkingje 2025
  • Kryesore

OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.