EDICIONI I GJASHTË/ “Best 10 North” nis garën e personaliteteve të vitit 2018, “Buna 1” vijon traditën… (konkurrentët)

Agjensia e Spektakleve “Buna 1” me president Arben Mazin nis nesër garën për personalitetet e Veriut të Shqipërisë. Çmimet e akorduara nga kjo agjensi, janë kthyer në një pikë referimi për Shkodrën, Veriun e më gjërë. Tradita e krijuar nga Arben Mazi, vazhdon me edicionin e gjashtë dhe duke parë emrat në garat e ndryshme sipas kategorive, gara do të jetë e fortë.

“Best 10 North” ka veçantinë e tij, sepse janë vetë shqiptarët ata që zgjedhin fituesit përmes votimit në faqen zyrtare të Agjensisë së Spektakleve “Buna 1” në internet www.buna1.net. Për këtë vit, votimi hapet me 13 dhjetor dhe mbyllet me 13 janar 2018. Spektakli final do të jetë me 20 janar 2018 në teatrin “Migjeni”, ku përveç ndarjes së çmimeve, argëtimi dhe kënaqësia janë të garantuara.

Kjo agjensi, më e njohura dhe më e suksesshmja në vend e përtej Shqipërisë për organizimin e eventeve artistike, kulturore, koncerteve e spektakleve të rralla, po vazhdon të mbajë traditën e çmimeve të përvitshme në disa kategori, pa lënë pas dore edhe vlerësimin me çmime të figura të njohura që sivjet janë Bashkim Alibali, Myfaret Laze, Paulin Ndoja dhe Faruk Kalleshi.

Si gjithmonë, votimi monitorohet me rigorozitet që të fitojë vetëm ai që vertetë votohet nga shqiptarët përmes internetit. Gara do të jetë e fortë dhe fitoftë më i miri në çdo kategori konkurrimi. Fituesin e përcaktoni ju vetë, me votën tuaj! /ShkodraWeb/