Zoti Kryetar,
Kam vendosur të të shkruaj çdo ditë nga një letër, çdo ditë të javës. Akoma nuk e kam vendosur nëse do të shkruaj edhe të shtunën e të dielën. Unë për vete nuk e kam problem të të shkruaj, por mbase ti nuk ke kohë, je në protestë apo në Holandë me pushime fundjave. Po edhe po nuk i lexove, nuk ka problem. Mi botojnë portalet, mi japin jehonë televizionet sepse për atë punë i bëj “letrat e hapura”, siç i bënte nga mbledhja e 81 partive në Moskë edhe Ai… I transmetoj edhe në ERTV…
Unë e di se ti nuk i lexon personalisht, por përmbledhjen e letrave të mija ta dërgojnë me whatsapp në celular. Pak e shumë si bën Fuga me ato që më vijnë mua. Jo vetëm nga portali për “Shqipërinë që duam”.
Nuk e kam idenë si ia bëre, por me këtë të fundit, me gjermanët e CDU/CSU me lage. E di se nuk është fundi i botës të shtyhet data e zgjedhjeve. Madje, këtë dua edhe unë. Më cakto një datë se kur do ti bësh ti zgjedhjet, kur të duash ti. Dhe unë do te jem dakort.
Ajo që nuk më pëlqen mua është ajo puna e dorëheqjes time. Dhe nuk ka lidhje direkte me ty. Po të jap dorëheqje si kryeministër, i bie të dal në pension dhe nuk besoj se jam aq i vjetër. Sepse këta të mijtë, me Majkon e Ruçin në krye, “më bëjnë gropën”të parët. Mezi ç’presin të më rrëshqasë këmba…
O Lulo,
Më fal, Zoti Kryetar,
O burrë, o burrë, ma bëj këtë nder! Bëji zgjedhjet vendore kur të duash, fitoji të gjithë bashkitë po deshe. Rrëzoje edhe Erionin (sepse Gjushin dhe Sejdinin ti rrëzova vetë), por më lër deri në funt të këtij mandati kryeministër. Po deshe, të bëj ty zëvëndëskryeministër, bashkëkryeministër, edhe president meqë Ilir është gati të heqë dorë nga mandati. Kam dëshirë ta mbyll të plotë këtë mandat, siç e mbylli edhe Doktori. Pastaj hajde ti. Rri edhe ti 8 vite, sepse kur të iki unë, PS-ja dhe Rilindja do të kalojnë një çoroditje të plotë. Sepse bashkë me mua, do të ikë edhe Gramozi.
E nisa këtë letër ta shkruaj si tre të tjerat, publike. Por po ta dërgoj privatisht në postën elektronike. Atë që kemi përdorur nga 17 maj deri me 25 qershor 2017. Shpresoj ta lexosh personalisht. Kur të bëhesh ti kryeministër, do të kuptosh pozicionin ku unë jam sot.
Mbetem me shpresë në një reflektim tëndin, por të lutem mës më kthe përgjigje publike, ma nis tek posta ime elektronike. Po ma bërë këtë nder, të më lesh ta përfundoj mandatin e dytë…nuk di si ta shpërblej. A ta shkarkoj edhe Taulantin…?! A ta fal edhe ERTV-në ty…?!
Pres përgjigje me padurim,
Yti, Edi
P.S. Kjo letër ka ardhur nga adresa e-drama17maj@timonieri.al