ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Edi Rama po vulos monizmin, kjo damkë nuk do t’i hiqet PS-së…”, Petrit Vasili: Sot e shpejtoi në mënyrë marramendëse fundin e tij…

Edi Rama e vulos pa kthim PS-në me njollen e zeze te monizmit. Edi Rama sot i ka kunder te gjithe shqiptaret me monizmin e tij. Shqiptaret edhe ne fundin e viteve 90 ishin te gjithe bashke kunder monizmit. Votimi ne vitin 1992 ishte nje plebishit trondites kunder monizmit dhe nuk ishte thjesht nje votim per nje parti politike. Sot k.riminalizimi i qeverisjes si kurre me pare ne Shqiperi i mbeshtetur ne njeren kembe tek kriminelet dhe nga ana tjeter tek trafikantet ka vetem nje rezultat, monizmin. Eshte shume e qarte por edhe shume e thjeshte, Pluralizmi pra demokracia zbulon nxjerr sheshit menjehere gjithshka qe shqeteson, demton dhe trondit vendin, ndersa monizmi te izoloje njerezit dhe tu mbylle gojen Monizmi eshte pasoja e pashmangshme e kriminalizimit te Edi Rames. Edi Rama me monizmin e tij si nje tentative e vdekur, qe pa nisur ende, sot e shpejtoi ne menyre marramendese fundin e tij. Fronti qytetar kunder Edi Rames eshte sot me i gjere se kurre sepse ka nje pike ku te gjithe shqiptaret bashkohen qe eshte urrejtja ndaj monizmit. Askush nuk e mbeshtet monizmin.

Loading...

Te gjithe kishin menduar se e kishin mbyllur nje here e pergjithmone faqen e zeze te monizmit ne Shqiperi. Partia Socialiste pas viteve 90 beri gjithçka qe te harrohej e shkuara e saj moniste, bile shpesh ankohej se kjo ishte nje akuze e padrejte qe i behej asaj. Sot Edi Rama dhe PS u damkosen perfundimisht si nje parti moniste,antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo damke tashme nuk do tu hiqet kurre, sepse perseritja sot pas afer 30 vjetesh do te thote qarte, qe gjithshka kane thene ka qene nje mashtrim i lig kundra popullit dhe ata kurre nuk jane cliruar nga monizmi qe ka qene dhe mbetet endrra e tyre. Monizmi qe i shkaterroi shqiptaret, i varferoi ne menyre tragjike,,i izoloi,i depersonalizoi eshte e vetmja pike ku shqiptaret jane te gjithe bashke si nje shumice gjigande kunder tij. Fundi i monizmit te Edi Rames eshte i pashmangshem,por shume e rende eshte dhe do te jete fatura e padrejte qe po paguajne shqiptaret per faj te tij. Ndaj koha nuk pret,koha eshte sot. /Postuar në Facebook nga Petrit VASILI, nënkryetar i LSI-së/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.