ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Edi Rama merr në patronazh Veriun e vendit, kryeministri koordinator i PS-së edhe për Shkodrën…

Një ndarje e re e punës brenda kupolës së Partisë Socialiste për 12 qarqet e vendit. Kjo ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë në dorë Veriun e vendit. 16 ditë pas 30 qershorit, ku PS fitoi pjesën më të madhe të bashkive, Rama ka vendosur të marrë rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ku deri tani ka pasur emra të tjerë nga PS që kanë koordinuar strukturat e PS.

Po kështu në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërkohë është vendosur që kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Në takim janë zhvilluar diskutime për organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në këto qarqe.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.