Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Edi Rama hap fushate punesimi ne qeveri, ofron vende per 40 vete

ShkodraWeb 31 July, 2017
Shkruan ne Facebook kryeministri Edi Rama: ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES
zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al
është adresa ku mund të aplikojë për t’u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm #përShqipërinëqëDuam✌️???? me #Shtet? #Punë? #Mirēqenie?
Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Siç e kemi shpjeguar më parë, kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm.
Në këtë platformë të re komunikimi, ndërveprimi e bashkëpunimi mes anëtarëve të qeverisë dhe qytetarë të regjistruar si anëtarë të koalicionit qeverisës, çdokush prej këtyre të fundit, do të mund të thotë fjalën e vet për çështje të aktualitetit politik; të ndajë opinionin për politika, vendime, projekt-ligje të qeverisë; tê shprehë interesin për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të punës sonë të përbashkët; të afishojë nisma individuale apo komunitare; të organizojë një grup interesi apo një grup qytetarësh për të thirrur në interpelancë ministra ose kryeministrin; të kritikojë punën apo sjelljen e institucioneve, agjencive shtetërore, zyrave të shërbimit ndaj qytetarit në nivel ose drejtuesve e punonjësve të administratës në nivel qendror e lokal, si edhe të denoncojë sjelljet abuzive a korruptive të tyre; të ndajë me publikun historinë e vet personale.
Asnje fjalë, opinion, nisëm, kërkesë, kritikë, ankesë apo denoncim, do të trajtohet me të gjithë respektin e duhur nga kabineti qeveritar, falë pikërisht punës me dy turne dhe gjatë të shtatë ditëve të javës, që do të bëhet në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes. Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës.
Zyra e Bashkëqeverisjes do të përgatisë për kryeministrin e ministrat, raporte të opinioneve, kritikave, nismave a denoncimeve të njerëzve të zakonshëm; do të organizojë debatet e hapura qytetare si edhe interpelancat e anëtarëve të kabinetit në Platformën e Bashkëqeverisjes; do të monitorojë ecurinë e trajtimit të çdo kërkese, ankese apo denoncimi; do të sigurohet që asnjëra prej tyre të mos mbetet pa përgjigje nga ministria, institucioni apo zyra përkatëse; do të njoftojë qeverinë dhe kryeministrin, për çdo rast kur qytetarëve u është dhënë e drejta vetëm pasi janë ankuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes (çka do të pasojë me masa ndëshkimore për personat përgjegjës për problemin e krijuar për qytetarin), si edhe do të informojë kryeministrin kur një ministër nuk ka siguruar reagimin në afat të dikasterit a të një institucioni varësie, ndaj një kërkese apo ankese.
Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al me një letër motivacioni + CV + dy letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj (nga ish-pedagogë a dekanë të fakultetit ku ka studiuar, drejtues në punë të kryera më parë apo figura të respektuara të komunitetit ku banon)
Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm✌️
APLIKIMET PRANOHEN DERI NE 27 GUSHT
Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha

Post navigation

Previous: Humbja e PD ne Lezhe, kryebashkiaku Frrokaj kerkon doreheqjen e administratoreve e drejtoreve
Next: Deputeti Spahia: Deshtimi ne shendetesi, “patatja e nxehte” e Rilindjes se Rames

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
rama meme qesh

“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.