Teksa vijojnë diskutimet në Kuvend në lidhje me programin e qeverisë, nuk kanë munguar as akuzat e bëra nga demokratët kundër qeverisë Rama. Ka qenë Edi Paloka ai që i ka kujtuar Kryeministrit largimin e Beqajt dhe Tahirit, duke dhënë versionin e tij të bërjes kurban të këtyre të dyve, të cilët ishin ministrat “risi” të qeverisë së shkuar.
“Bëri kurban Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, – tha Paloka. /gazetaexpress/