
Aleksader Kuro vishet kuqeblu! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën.
Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Aleksander Kuro!