Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Edi Martini optimist per startin e Vllaznise: Te synohet vendi i 4-et, te luftohet per Kupen

ShkodraWeb 12 September, 2017
edimartini00
Ish-futbollisti i njohur dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është shprehur me nota pozitive për startin e kuqebluve në këtë sezon futbollistik. Ai ka vlerësuar lojën e skuadrës në mesin e fushës në sfidën ndaj Lushnjës, por ka theksuar faktin se Vllaznia duhet të bëjë më shumë për të rregulluar qendrën e mbrojtjes dhe në vijën e sulmit.
“Mendoj se skuadra ka bërë një lojë të mirë në takimin me Lushnjën, një 90-minutësh ku nuk vuri në diskutim fitoren. Por, për mua kjo ndeshje nuk ishte barometri i vërtetë. Loja nuk ishte më e mira, por mendoj se në të tilla situata kanë rëndësi pikët. Pikët janë të domosdoshme dhe marrin më shumë vlerë kur merren në transfertë. Unë mendoj se kemi bërë një start të mirë këtij sezoni”, është shprehur Martini.
ANALIZA
Martini i ka bërë një analizë teknike edhe reparteve të veçanta të fushës.
“Ekipi ka shfaqur lojë të mirë në repartin e mesfushës, por në sulm e në qendër të mbrojtjes ka treguar probleme. Sulmi nuk ka shfaqur asgjë dhe ky është një shqetësim. Ndërsa mund të them se probleme ka shfaqur edhe Orelesi në qendër të mbrojtjes. Për mua ai nuk është ambientuar me pozicionin ku po aktivizohet dhe ndaj Lushnjës, problemet e tij ishin evidente. Kjo të bën shumë skeptik, pasi ekipe të tjera kanë sulmues cilësor dhe të vënë në vështirësi”, ka vazhduar ish-trajneri.
OBJEKTIVI
Pas publikimit të listës së Vllaznisë të sezonit të ri futbollistik, Martini ishte një ndër specialistët që ka folur me superlativa. Sipas tij, objektivi i ekipit duhet të jetë vendi i katërt dhe të synohet një vend në Kupat e Europës.
“Vazhdoj të jem i mendimit se është ndërtuar një skuadër e mirë në këtë sezon. Unë do të thosha se me këtë grup minimalisht duhet luftuar për vendin e katërt e më pas duke parë e duke bërë. Vllaznia duhet të bëjë maksimumin edhe në Kupë, për të shpresuar në sigurimin me çdo kusht të një vendi në Kupat e Europës. Duhet që të këmbëngulet shumë në këtë drejtim”, ka mbyllur Martini. /Nga ADMIR URUÇI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zevendeskryeministrja Senida Mesi: Do ul korrupsionin dhe do te rris transparencen
Artikull pasardhës: Starton sonte Champions League, cilat jane sfidat (kalendari i ndeshjeve)

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
vllaznia vora 2026

VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.