
Ish-futbollisti i Vllaznisë, Silvio Zogaj është zyrtarisht pjesë e Teutës së Durrësit.
23-vjeçari doli lojtarë i lirë pas përfundimit të kontratës me shkodranët teksa zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Edi Martinit, duke firmosur kontratë 3-vjeçare.
Me afrimin e Zogajt, reparti ofensiv i durrsakëve duket i kompletuar, së bashku me Krasniqin, Hebajn, Kapllanin.
Silvio Zogaj që ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit në elitë apo dhe Laçit për pak kohë dhe shkodranëve, në Durrës synon shpërthimin e tij, ndërsa ai ka qenë edhe pjesë e Shpresave U-21.