Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës…

ShkodraWeb 11 November, 2018
enton abilekaj

Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pushtet të pakontrolluar, por nuk kanë as dinjitetin e halabakut më të lodhur të lagjes. Nëse do të kishin sadopak dinjitet nuk do vepronin si hajdutët e natës, që pasi vjedhin pronën (në këtë rast,pronën e publikut), të nxjerrin edhe gjuhën. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do ta shfrytëzonin fuqinë qe u është dhënë për të përqeshur ata që nuk i duan, qofshin edhe pakicë. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do silleshin me simbolin kombëtar më keq se me pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës. Atë pallat e rrëzuan në mënyrë të ligjshme, në prani të mediave, në mes të ditës. Shqiponjën e hoqën paligjshmërisht, pa vendim, pa njoftim, në errësirë të plotë. Sado e shëmtuar të dukej aty, për shijet e një pakice apo edhe shumice, si simbol kombëtar meritonte një trajtim të kujdesshëm edhe në heqje, si ndërtim i ligjshëm meritonte një vendim të ligjshëm për heqjen dhe si një pikë referimi 6 – vjecare meritonte një njoftim për publikun, si dhuratë, meritonte një letër zyrtare për donatorin.

Banditizmi nuk është vetëm mjet për të marrë dhe mbajtur pushtetin, por mesa duket është e gjithë filozofia e Edi Ramës. Sepse kur Enver Hoxha vendosi ta personalizonte këtë vend, e bëri vërtetë sipas vizionit të tij, por iu referua një ideologjie. Ishte mënyra se si ai e lexonte ideologjinë marksiste duke i shtuar edhe leninizmin. E shtetëzoi ekonominë dhe hoqi të drejtën e pronës, ndaloi besimin fetar, vendosi diktaturën e ploretariatit (jo bashkëqeverisjen) në vend të pluralizmit demokratik, ndaloi mediat, lirinë e shprehjes, në bazë të marksizëm-leninizmit dhe sigurisht stalinizmit. Ndërsa Edi Rama po e personalizon këtë vend me filozofinë e tij, me shijet e tij. Ky është jo vetëm më banal, më vulgar e më i shpifur, por edhe më i rrezikshëm në perspektivë.

Edi Rama e harton buxhetin e shtetit me filozofinë e tij për të ndarë paratë me miqtë. Më shumë se 1 miliardë euro në formë investimesh direkte, borxhi të drejtpërdrejtë, apo borxhi të kamufluar si PPP, po i shpërndan nëpër rrugët që ua ka dhënë miqve dhe ortakëve të tij. E personalizon kështu menaxhimin e parave tona, duke e zhytur të ardhmen tonë në një tunel pa drita dhe pa dalje.

Personalizoi shëndetësinë, duke ua shpërndarë shërbimet themelore miqve dhe ortakëve të tij, personalizoi arsimin duke e shndërruar arsimin publik në shërbëtor të bizneseve private që quhen shkolla dhe universitete, privatizoi parlamentin që e shndërroi në strehën e të kërkuarve nga drejtësia.

Prej 5 vjetësh po ndërton qytetet në bazë të shijeve të tij personale. Jo vetëm pa filozofi, por pa projekt, pa studim fizibiliteti dhe pa tendera. Pasi ka bërë qendrat e qyteteve periferike me pllaka majolike që kushtuan qindra milionë euro, u është turrur simboleve kombëtare në Tiranë me filozofinë personale. Stadiumi kombëtar, në vend të një simboli kombëtar, të një vepre – monument kulture, është një përbindësh me bisht, që bishtin e ka më të rëndë se trupi. Simboli tjetër, Teatri Kombëtar po shembet me ligj, ndërsa Shqiponja e vetmuar në periferi, nuk meritonte asnjë vendim. Ky është dënimi që na vjen nga personalizimi që një njeri po i bën një vendi që u takon të paktën 4 milionë shqiptarëve, por që, për shkak të tij, sot mezi mban më pak se gjysmën.

“Kish dënuar Zeusi që në truall të atdheut/ mëria e armikut atij dhunë t ‘i bënte”, shkruante Homeri për Hektorin e Trojës, që u tërhoq zvarrë nga Akili pas vrasjes. Ndërsa Troja e trembur në palcë vetëm shikonte dhunimin e turpshëm që i bëhej luftëtarit – simbol. Të jenë dënuar kështu edhe simbolet tona? Ndërsa shqiptarët e trembur rrinë dhe vështrojnë. /Nga Enton ABILEKAJ/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Ja me çfarë shpendi e krahason kryeministri Rama “Shqiponjën” që hoqi nga sheshi në Tiranë…
Artikull pas: Sa kohë pasi lini duhanin zemra juaj do të rikuperohet plotësisht…shumë më tepër nga sa ju mendoni…

TË FUNDIT

mark pashkja ligji barazi gjinore 2025
  • Kryesore

NGA DOM MARK PASHKJA – Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit….

ShkodraWeb 7 November, 2025
gjuraj libri 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – “Enciklopedia e Dhimbjes: Kronika e Emigrimit në Vargje”, ana tjetër e emigrimit…

ShkodraWeb 3 November, 2025
kongresi drejtshkrimit 2025
  • Kryesore

OPINION – Nevoja për hartimin dhe publikimin e një fjalori për dialektin Gegë, si detyrim për Gjuhën Shqipe

ShkodraWeb 27 October, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.