ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Edhe sa kohe duhet qe te vije “kthesa” tek Vllaznia…?

Perseri humbje! Ndryshon vetem emri i ekipit qe na rreh, kete here Teuta. Traineri Gjoka ben nje deklarate te cuditshme: Jemi te brishte sepse jemi te renduar psikologjikisht nga vendi i parafundit ne renditje! Pak a shume, ne stilin e Shvejkut: “Cfare me duhet mua se cfare bej une”.

Ikja e Armando Cungut solli ne krye Ernest Gjoken, me peshen e rende te ish- trainerit te ekipit kampion ne fuqi te vendit. Eshte mbushur muaji nga ardhja ne krye te Vllaznise dhe kthesa nuk po duket ne horizont. Vetem deklarata te cuditshme pas humbjeve, si kjo e sotmja por edhe te tilla shume “te rendesishme” per ecurine e Vllaznise te tipit: Ne Shkoder mua nuk me ka sjell…, e kam mir, kemi pire kafe dhe kam ruajtur raporte…por ne Shkoder me solli telefonata e…

Sot jemi te parafundit, duke lene pas vetem nje ekip si Lushnja, ndersa siper nesh kemi Luftetarin e Partizanin. Per te plotesuar panoramen e 4 vendeve te fundit qe rrezikojne rreshqitjen ne Kategorine e Pare. Ne 10 ndeshje, nga 30 pike te mundshme, kemi marre vetem 6. Shume pak per ambicjet e Vllaznise, per fondet e dhena nga Bashkia Shkoder por edhe ajo cfare prisnin kete sezon tifozat. Ndryshe nga shume ekipe te tjera, Vllaznia nuk eshte vetem e Bashkise, nuk eshte vetem e tifozeve brenda e jashte Shkodres. Eshte e te gjithe shqiptareve, per nje seri arsyesh.

Nuk eshte e qarte se sa kohe ka kerkuar ne dispozicion traineri Gjoka, por nese ka ndermend te prese kthesen me merkaton e janarit, druaj se do te jete shume vone per te shpetuar sezonin. Sepse nga janari na ndan me shume se nje muaj dhe ndeshjet qe do te zhvillohen, me ate cfare eshte pare deri tani, veshtire te sjellin pike te vlefshme. Vetem po ja morem Lushnjes…

Koha po ecen edhe kete sezon kunder Vllaznise. Eshte bere mire apo keq me largimin e Cungut, nuk di ta percaktoj. Por ajo cfare po konstatohet deri me sot, flet vete. Cungut nuk ju la kohe te bente kthesen. Nuk e di nese ne total ka qendruar 2 muaj ne drejtim te ekipit qe vete krijoi dhe jo pak specialiste ja vleresuan edhe publikisht. Si zevendesues, Gjoka kaloi muajin e pare si timonier tek Vllaznia. Edhe po te ike, nuk behet nami! Sepse besoj ka ardhur koha qe te “punesohet” cdo kush duke marre persiper objektiva. Sidomos kur miliona leke te shkodraneve jane investuar cdo vit dhe tashme jane rreth 3.1 miliarde leke te vjetra te akumuluara ne aksione tek Vllaznia, te cilat veshtire qe te mund te kthehen ne formen e tyre monetare. Vetem po u kthyen si kenaqesi shpirterore per qytetaret. Mendoj se kryebashkiakja Ademi, ne cilesine e numrit 1 te klubit, edhe pse po kerkon privatizimin e Vllaznise, te vendose rregull. Mund te luhet me shumecka, por jo me ndjenjat e shkodraneve e vecanarisht me ngjyrat kuqeblu. @ShkodraWeb

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.