“Edhe njëherë do të thërras popullin nëse…” Presidenti Meta: Në 2 mars u kurseva, policia mos keqpërdoret nga politika…

Presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri thirrje policisë që të mos keqpërdoret nga politika, pasi është në monitorim. Gjatë një konferencë për gazetarët, Kreu i Shtetit foli me tone të ashpra, duke thënë se nuk do të mbajë përgjegjësi për fatin që do t’i përgatisë populli shqiptar.

“Unë jam President i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i Dhjetorit ’90. Kam respekt për policët dhe policët e dinë që unë u kam dalë për zot kur janë sulmuar. Por ju bej thirrje policeve te mos keqpërdoren nga politika sepse janë në një monitorim, sepse nuk do të mbaj asnjë përgjegjësi unë për fatin që do u përgatisë populli shqiptar, sepse ata janë aty për ti shërbyer popullit. Shqiptarët, nuk ka më njeri në botë që ti kthejnë pas nga rruga e demokracisë”, tha Presidenti.


Meta bëri edhe një paralajmërim kur tha se “edhe njëherë do ta thërrasë popullin nëse kjo do të jetë e nevojshme.

“Duan të më procedojnë mua? Kur të duan. Por mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Në dy mars iu kurseva. Edhe njëherë do të thërras popullin nëse do të duhet, por unë mendoj që e vetmja thirrje që duhet të bëj është “të gjithë në votime”. Fuqia e çdo shqiptari është vota dhe vota e çdo shqiptari nuk vlen as sa një dele dhe lopë, por është e ardhmja, sovraniteti, integriteti”, u shpreh Presidenti Meta.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel