Tek Vllaznia janë të përqendruar në maksimum për sfidën e nesërme me Elbasanin. Ndonëse në pamje të parë duket një sfidë e lehtë, stafi teknik dhe lojtarët e kanë vlerësuar maksimalisht atë.
Drejtori sportiv Matko Djarmati në një konferencë për shtyp sot ka bërë të ditur se Vllaznia ka objektiv edhe Kupën e Shqipërisë dhe për këtë arsye, do ta vlerësojë maksimalisht çdo ndeshje, duke nisur nga ajo e nesërmja me Elbasanin.
Si duket situata para takimit me Elbasanin për Kupë?
Nesër kemi ndeshjen për Kupë me Elbasanin. Nuk kemi asnjë dēmtim, shpresojmë të shkojë ndeshja mirë. Nuk kemi shumë ìnformacion nga Elbasani. S’kemi një video, por nga ìnformacionet që kemi marrë nga Berati në ndeshjen e parë dhe Rrogozhina të dytën, besoj kemi ìnformacionin e duhur. Megjithate them se e njohim këtë skuadër mjaftueshëm.
Cili do të jetë objektivi i Vllaznisë në Kupë?
Objektìvi është të shkojmë sa më lart. Kupa është objektiv i klubit tonë dhe ne do të tėntojmë ti shkojmë deri në fund.
Mund të thuhet se kanë qenë surprizë dy takimet e para në kampionat?
Për mua nuk ishin surprìzë këto dy fitore. Kemi luajtur me dy ekipe që nuk janë në nìvel të lartë, por përsëri është kampionat shqiptar dhe ndeshjet janë shumē të vēshtira.
Pas dy takimeve të para mund të thuhet se ka eufori në skuadër?
Absolutìsht nuk e pranojmē euforìnë në ekip. As stafi teknik. Duhet të pyesni dhe lojtarët, nuk është ndonjë gjë e madhe çfarë kemi bërë deri tani. Nuk ka vend për eufori.
Vēmendja tek Tirana?
Deri tani jo. Ishte Elbasani përpara dhe punojmë për Elbasanin. Kemi mjaft kohë, një javë, 10 ditë deri në takimin me Tiranën. Deri tani kemi punuar vetëm për Elbasanin.
Mund të ketë nesër më shumë hapsirë në formacion për lojtarët e tjerë, nisur edhe nga niveli i kundërshtarit?
Formacioni ndaj Elbasanit: Nuk është pjesa ime, por besoj se do jetë një mìks titullarësh. Do të jetë një formacion mìks me lojtarët e stolit. Jo se është një ndeshje e lehtē, por dhe trajneri duhet të shohë lojtarët çfarë ka në dispozìcion, pra a janë të gatshëm 100%.