“E zunë haqet e Kosta Grillos që…”, kantautori Gjergj Leka “shperthen” ndaj Thoma Gëllçit: Maskara, hajdut dhe ndyrësirë

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive. Me anë të një statusi në Facebook, Leka e quan atë një hajdut dhe maskara, ndërsa i bën thirrje gjykatës që të mos e lirojë nga burgu.

Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë hakat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.


“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka në Facebook.

Ish drejtori i Radio Televizionit publik Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi u arrestua të premten, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi një kërkesë të paraqitur nga SPAK.

Zoti Gëllçi dyshohet për “shpërdorim të detyrës”, në rastin e një tenderi të organizuar në nëntor të vitit 2018 për blerjen e disa pajisjeve për për kanalin RTSH Agro.

Për të njejtin tender, me një vlerë prej afro 1 milion dollarë, në pranga kanë përfunduar dhe tre punonjës së këtij institucioni, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.