Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E vështirë të luash në Laç, ja çfarë mund të bënte ndryshe Vllaznia”, trajneri Brdariç: Jemi në rregull me 1 pikë

ShkodraWeb 1 March, 2025
brdaric pas lacit 2025

Vllaznia barazoi me rezultatin 2-2 në transfertën e Laçit. Pas ndeshjes foli trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç. Brdariç deklaroi pas ndeshjes:

“Jam i lumtur që kishim mundësi të ktheheshim në lojë pas rezultatin 2-0, tregon mentalitet dhe karakter. Kur ndryshuam diçka, mundëm të rriteshim në lojë dhe kjo është pozitive. Nuk jam dakord me çfarë bëmë në minutat e para të lojës. Provuam të luajmë shkurt në këtë fushë, ishin duke pritur për gabimet tona. E dinim që janë mirë në tranzicion, ikin mirë në thellësi. Dinim çdo gjë. Kur nuk arrin të bësh idetë e qarta, çfarë mund të them. Prandaj të vjen keq, por në fund të ditës jemi në rregull me 1 pikë.

Kishim dy opsione, të rrinim 4-1-4-1 dhe 4-2-3-1, por lojtarët duhet të vendosin në situata. Të kuptojnë lojën. Një-dy herë gabuam. Mund të rregullojmë, kemi opsionin, por në atë moment bëmë gabim, nuk kishim mbrojtje nga qendërmbrojtësit. I lam të marrin fushë, humbëm duele dhe kjo ndodh, mund ta parandalojmë me vendosje tjetër. Shpresojmë ta shikojmë herën tjetër dhe të rregullojmë gabimin që bëmë.

Mund ta kishim bërë, të rrinim 1 kundër 1 dhe jo ato të kishin më tepër lojtarë, të ishim më kompakt. Në fund, pasi mbyllet ndeshja, je gjithmonë më i gëzuar.

Me pjesën e dytë jam komplet i kënaqur. Treguam dëshirë për të ndërruar rezultatin, për pak do shënonim të tretin. Nuk mund të kesh çdo gjë, sidomos kur nuk luan mirë në pjesën e parë. Nuk mund të thuash 100% mirë, mund të them 67% në rregull.

Në futboll profesionist, çdo situatë nuk mund ta ndryshosh shumë shpejt. Duhet të shikoj edhe njëherë. Do bëjmë analizën, të zgjidhim problemet më shpejt. Ky është problemi ynë kur rrijmë lart në presing. Na duhen lojtarë të gjatë, koha e duhur dhe të ruhet shoku mbrapa. Neglizhuam pak komunikimin.

Bëmë ndryshime për të ndryshuar rezultatin, erdhëm për 1 pikë. Të gjithë e dinë se është e vështirë të luash këtu, duhet të luash sa më thjesht, të jesh sa më efektiv. Morëm risk në pjesën e dytë, por funksionoi me dy gola të shënuar.

Kryesore është se kemi konkurrencë të mirë. Po presim nga lojtarët e stolit që të japin rezultat, ndjesi të mirë dhe të bëhen të gatshëm 1 ditë për formacion. E dimë që sakrifikuan prej ndeshjes së fundit që shkoi me penallti. Sot ndryshuam pak shpejt, por ishte rezultati i keq në pjesën e parë. Mund të fitonim, por me 1 pikë jemi në rregull”, u shpreh Brdariç për RTSH.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Nxënësit e Medresës “Haxhi Sheh Shamia” një këngë për Ramazanin, urim për të gjithë besimtarët
Artikull pasardhës: SHIFRAT – Mbyllen primaret e PD- së për qarkun e Shkodrës, ja sa demokratë votuan për 31 kandidatët

TË FUNDIT

ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.