Taulant Muka ka hequr dorë nga posti i zv.ministrit të Arsimit por jo nga reagimet e tij dhe të qenit aktiv përmes sugjerimeve në rrjetet sociale. Ai vetëm pak minuta më parë ka postuar dy foto, ku akuzon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka keqpërdorur figurën e mjekut për propagandë.
Statusi i plotë:
Propaganda e Ministrisë së Shëndetësisë dhe përdorimi figurës së mjekut!
Rasti 1
Propaganda: Ministria pretendon se vajza ka specializim në gjinekologji, dhe ka ardhur nga Rusia për të punuar në qendrën shëndetësore në Elbasan!
E vërteta: Zonja është Ruse, e martuar me një gjinekolog shqiptar dhe që jeton në Shqipëri prej disa vitesh! Pyetje për ministrinë: ka doktoresha çertifikatë të gjuhës Shqipe dhe liçencë nga Urdhri i Mjekut pë të ushtruar profesionin, dhe a ka specializim në gjinekologji si pretendohet? Po fotoja, është marrë në qendrën shëndetësore publike apo në klinikën private të të shoqit të doktoreshës?!
Rasti 2
Propaganda: Mjeku kthehet pas 15 vitesh punë në Angli
E vërteta: Doktori (ndoshta nga presioni se ministrja do foto) po auskutlon barkun në pozicionin ulur- stetoskop magjik!
Mjërë mjekët dhe punonjësit e shëndetit nga kush drejtohen! Studimet kanë treguar që menaxherët mjekë performojnë me mirë se menaxherët jo mjek në drejtimin e institucioneve shëndetësore! Ministria nuk ka mbaruar as për menaxhim, jo më të kuptoj rolin e mjekut në shoqëri dhe nevojat që ai/ajo ka për të ushtruar profesionin e vetë!
PS: Shumë ndjesë dy mjekëve që po i përdor rastet tuaja për të treguar propagandën që bëhet në mjekësi, por nuk duhet të lejoni ministren tju përdori për të treguar një realitet tjetër!