E VEÇANTË – Presidenti i UEFA- s mesazh personal urimi për Presidentin e Vllaznisë…

Ecuria e mirë e Vllaznisë së femrave në UEFA Women Champions League në këto dy sezonet e fundit, ka marrë edhe vëmendjen e drejtuesve të UEFA-s.


Pikërisht për këtë arsye, presidenti KFF Vllaznia Lazër Matija sot ka marrë një urim nga vetë numri 1 i këtij institucioni Aleksander Ceferin.

Përmes postës ka mbërritur në Shkoder një letër urimi e firmosur prej vetë atij dhe bashkë me të ishte një dhuratë shumë e bukur- kartolinë, në të cilën ishin të stampuara logot e 32 ekipeve më të mira të Europës.

Dhe ndër to është edhe Vllaznia dhe padyshim që ky është një moment shumë interesant, i cili natyrisht evidenton më së miri suksesin e ekipit shkodran në këto dy vitet e fundit, ku ka arritur të kalojë turin e parë në Champions League.

ShkodraWeb Channel