
Një hotel në Velipojë, ka ndërmarrë një nismë të veçantë në këtë fillim të sezonit të ri veror. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, është njoftuar akomodim falas për 5 ditë për të gjithë ish- luftëtarët e UÇK- së, sot veteranë.
“Njoftim special për veteranët e UÇK-së! Hotel Globi në Velipojë ju fton të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun!
Nga data 01.06.2025 deri më 05.06.2025, ofrojmë fjetje falas dhe mëngjes të përfshirë për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së. Ju lutemi të lajmëroheni paraprakisht 00355686429107 dhe të kryeni rezervimin tuaj sa më shpejt!
Kur të mbërrini në recepsion, ju lutemi të paraqitni dokumentin zyrtar që vërteton statusin tuaj si veteran. Ju faleminderit nga zemra për gjithçka!
P.S. Ju presim me mirënjohje dhe respekt!”, thuhet në njoftimin e hotelit në Velipojë.
Nuk është e qartë nëse pronari apo qiramarrësi i këtij hoteli është shqiptar i Kosovës apo ka lidhje me Kosovën, po ashtu, nuk është e qartë nëse kjo mund të konsiderohet si gjetje publicitare për të tërhequr pushues në Kosova. Gjithsesi, është një gjest kuptimplotë, pavarësisht qëllimit që mund të ketë qenë prioritar. /ShkodraWeb/





