E VEÇANTË – Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar, vetëm një sekondë pas mesnatës…

Alessandro është i linduri i parë i vitit 2021 në Itali, i cili është bir i një çifti shqiptar nga Dibra. Fëmija lindi vetëm një sekondë pasi kishte shënuar ora 12:00 e natës duke u bërë kështu fëmija i parë në Itali për vitin 2021. Bebi lindi me peshë 4 kg dhe 100 gram dhe në gjendje të mirë shëndetësore.


Në një intervistë për Tgcom24, nëna e re, Emanuela tha se ishte mjaft e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.

“Ishim shumë të lumtur dhe mjekët, madje ne ngritëm një dolli të gjithë së bashku. Unë, babi Maksim dhe vëllai i tij 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Alessandro. Mezi presim të shkojmë në shtëpi”, tha nëna e re.

Ndërsa në Shqipëri kanë qenë dy vajza që kanë lindur të parat, vetëm 1 minutë pas mesnate. 2 prej vogëlusheve janë vajzat me emrin Ajla dhe Meri, të sjella në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”.

ShkodraWeb Media © 2017 - 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara ‖ Lejohet kopjimi i materialeve duke përmendur burimin nga janë marrë!

ShkodraWeb Channel