ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

E VEÇANTË/ 10 mijë vakte për çdo gol të tyre në Botëror, Messi dhe Neymar do lumturojnë fëmijët në botë…

Messi dhe Neymar janë dy hajmalitë e skuadrave të tyre kombëtare që synojnmë të fitojnë Kupën e Botës në Rusi. Si rrjedhojë pritet që kjo dyshe të shënojë shumë gola në kompeticionin që nis më 14 qershor.

Në fakt me marrëveshjen e fundit edhe ekipet që do i pësojnë këto gola do ta marrin me sportivitet, pasi kjo do të vlejë për diçka shumë fisnike. Dy futbollistët kanë arritur një marrëveshje me ‘Mastercard’ që për çdo gol të tyre të dhurohet ekuivalentja e 10 mijë vakteve për fëmijët e uritur.

Jo vetëm të uriturit, por nga ky donacion do të përfitojnë edhe fëmijët e keq ushqyer. Në fakt donacioni ‘Mastercard’ është i vlefshëm në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Fushata “Start Something Priceless” (fillo diçka të paçmueshme) nisi me 10 prill dhe nuk do të jetë vetëm për Botërorin. Sa herë që Messi dhe Neymar do të shënojnë gol në ndeshje zyrtare për 21 muajt e ardhshëm fëmijët do të përfitojnë 10 mijë vakte falas.

“Jam krenar që do të jem pjesë e kësaj fushate që do të ndihmojë të ndryshojë jetën e mijëra fëmijëve të vendit tim dhe rajoneve të tjera të botës. Shpresoj që kjo iniciativë t’iu japë sa më shumë buzëqeshje të jetë e mundur fëmijëve.”-deklaroi Messi.

Ndërsa Neymar u shpreh: “Jam i lumtur të ndihmoj që fëmijëve në rajon tu sigurohet një pjatë ushqimi dhe më shumë. Latino amerikanët e dinë se mund të bëjnë gjëra të mëdha kur bashkohen, ky është një shembull. Së bashku mund të luftojmë urinë.” /balkanweb.com/

Leave a Reply

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.