
Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në spital. Ngjarja e rëndë u konsumua në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, pranë ambjenteve të punës të të ndjerës.
Manaj qëlloi fillimisht Anilën, më pas veten. Burri humbi jetën menjëherë në makinën ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa gruaja ndërroi jetë ditën e sotme.