Mësohet se ka ndërruar jetë artisti kelmendas nga Malësia e Madhe Pjeter Vukaj. I shtruar prej disa ditësh në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Pjeter Vukaj nuk e ka përballuar sëmundjen dhe sot në darke ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer të krijimtarisë artistike dhe letrare.
Lindi në fshatin Selcë të Malësi e Madhe, me 3 gusht 1965 dhe kishte vite që banonte në qytetin e Shkodrës. Që në shkollën 8-vjeçarë u shqua për talent në disa gjini si në vizatim, gjuhë, letërsi dhe kryesisht në matematikë. Në pamundësi për t’u shkolluar në kohë I’u përkushtua librit, lëxoi shumë në moshë të rë dhe krijoi shumë.
Në vitin 1988 fitoi dy çmime njëherësh në konkursin në konkursin letrar të organizuar nga Klubi i Rinisë ‘’Heronjtë e Vigut’’ në poezi dhe prozë. Po kështu edhe në vitin 1989 fitoi sërish dy çmime në poëzi e prozë. Deri në vitin 1990 ka punuar në punë të ndryshmë si punëtore krahu pa u shkëputur nga krijimtaria letrare.
Pas viteve 1990 iu përkushtua me vullnet artit pamor pa u ndarë nga krijimtaria letrare. Ka hapur shumë ekspozita brënda dhe jashtë vendit.
1993 Vetjake Muzeu historik Kombëtar Tiranë.
1994 Kolektive ndërkombëtare Itali.
1995 Plavë dhe Guci (ish Jegusllavi). Sot Mali I Zi.
2002 Vetjake Galeri ‘’Shkodra’’.
2003 Vetjake Vila ‘’Palma’’.
2010 Vetjake Muzeu Historik Tiranë.
2011 Vetjake Teatër ‘’Migjëni’’.
2011 Tehran, Iran kolektive ndërkombëtare.
2013 Vetjake Galeri ‘’PReSS’’ Ulqin.
2013 Vetjake Tetovë Maqedoni.
2013 Vetjake Tuz, Mali I Zi
Është anëtar i mijëra galerive me emër nga e gjithë bota si edhe mijëra grupe artistësh pamorë e letrarë. Poston çdo ditë në disa galeri antinë.
Brënda një harku të shkurtër kohore lindën disa arte prej tij, si art në lëkura dhije, art me miell leshi (riciklim) art me gërvishtje në lëvozhgë pemë, art me karburant dhe tym, etj. Sipas kritikëve është shquar për artin e tij.
Në vitin 1996 boton librin e parë me poezi ‘’Ditar Zemre’’.
1997 ‘’Lulja e ferrës’’ roman.
2000 ‘’Monumenti I Lypësit’’ roman.
Ka këta libra të gatshëm për botim
‘’E huaj në shtëpi të saj’’ roman.
‘’Martesë në burg’’ roman.
‘’Denim me martesë’’ roman.
‘’Orgazma e shpirtit’’ roman.
‘’Helena e Juglindjës’’ roman.
‘’Nimfa urbane’’ roman në vargjë.
‘’Dashnori i dashurisë’’ tregime.
‘’Hirushja me tutor’’ novelë.
‘’Borëbardha dhe shtatë dashnorët’’ poezi e poemë satirike.
‘’Rrëfimi I djallit’’ komedi.
‘’Shitësja ë vëtvëtës’’ komedi.
‘’Karriera e minjëve’’ fabul.
‘’Rrushi në fik ‘’ fabula erotike.
‘’Vilat pa njerëz’’ dramë.
‘’E papritura që pritej’’ poezi.
‘’Rreziku shqiptaro-shqiptar për Shqipërinë’’ psikoanalizë.
‘’E dua ferrin tim’’ poemë.
Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarevë të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shkodër. Ka të drejtë vote për çmime ndërkombëtarë nga disa grupë artistësh pamor dhe disa grupe letrarë.