
Ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ndue Bacaj, shkrimtar dhe publicist, historian e studiues i devotshëm i Malësisë së Madhe dhe më gjërë.
Prej disa vitesh, ai ishte zhvendosur në SHBA, ku jetonte me familjen e tij. Ai la pas 7 botime të rëndësishme, 19 dokumentarë televizivë por edhe një mori shkrimesh publicistike në gazeta lokale, rajonale e kombëtare. Ndue Bacaj ishte 71- vjeç.
Në gusht të vitit 2023, atij iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Malësi e Madhe, në një ceremoni organizuar në qytetin e Koplikut. ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe kolegëve.