
Një lajm i trishtë është shpërndarë sot mbi Shkodër! Një nga Zotnitë e spikatur të Shkodrës, mësuesi dhe qytetari i mrekullueshëm Aleks Dushi, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes rrjeteve sociale vajza e të ndjerit, Ledia Dushi.
Me një karrierë mbi 40 vite në arsim, mësues matematike e historie, Zotni Aleksi ishte një pasionant i natyrës, ecjes në ajrin e pastër por edhe me biçikletë.
Regjimi i tij, ishte ai një spartani, me zgjim që në orët e para të mëngjesit për të përshkruar më pas 30- 40 km thuajse çdo ditë, përveç rasteve kur i ngjitej maleve me miqtë e Taraboshit.
Aleks Dushi ka një kontribut të vyer edhe në shoqëri, duke dhënë opinione, marrë pjesë në takime me interes publik. Kontirbuti i tij i çmuar, përfshiu edhe sindikatat, duke qenë një nga drejtuesit e parë të BSPSH- së në nivel rajonal e kombëtar, kryeisht në SPASH.
ShkodraWeb, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmëve, miqve dhe të njohurve të Aleks Dushit!




