
Arti shqiptar është sot më i varfër. Është ndarë nga jeta, në moshën 86- vjeçare, një nga figurat e dashura të skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti, i cili për dekada me radhë i kushtoi jetën teatrit dhe artit interpretativ.
Me talent, përkushtim dhe profesionalizëm, ai solli në skenë dhe në film dhjetëra role të spikatura, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike. Interpretimet e tij të sinqerta dhe të ndjera fituan respektin e publikut dhe vlerësimin e komunitetit artistik, duke e bërë një emër të dashur për breza artdashësish.
Kontributi i tij mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe një kujtim i paharruar për botën e artit. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. U prehtë në paqe.




