
Pas afro 35 ditë kërkimesh intensive, trupi i pajetë i të riut shqiptar, Valentin Volaj, 23 vjeç, është gjetur në zonën e Sodenmattsee (Huchting), Bremen në Gjermani.
Volaj kishte dalë nga banesa e tij më 9 nëntor rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Ditën e largimit mbante veshur një xhup të kuq, xhinse të errëta dhe atlete të zeza.
Familjarët e tij ishin tepër të shqetësuar, pasi ai kishte lënë në shtëpi sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire. Kohët e fundit, i riu kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke u përballur me depresion dhe stres.
Policia gjermane, në bashkëpunim me familjarët dhe Ambasadën Shqiptare, kishte nisur kërkime intensive në zonë, të cilat për fat të keq përfunduan me gjetjen e trupit të tij të pajetë.
Efektivët gjerman janë duke hetuar për të gjetur se cila janë arsyet që 23 vjeçari humbi jetën.




