Skip to content
20 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore
  • Personazh

E TRISHTË – Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë ish- kryeministri i Kosovës…

ShkodraWeb 10 June, 2025
bujar bukoshi hashim thaci 2025

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

I lindur më 1947 në Suharekë, ai përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1971, ndërsa u specializua në urologji në Prishtinë dhe Beograd më 1977. Më pas vijoi edukimin në Gjermani me bursa prestigjioze si ajo e DAAD dhe Senatit të Berlinit. Në vitin 1985 mbrojti doktoraturën në fushën e onkologjisë urologjike në Berlin.Përveç kontributit të tij si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai luajti një rol kyç në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

I përndjekur nga regjimi serb për shkak të angazhimit të tij politik, në vitin 1990 ai u dëbua dhunshëm nga Klinika e Prishtinës ku punonte si kirurg. Me krijimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Bukoshi organizoi rrjetin e donacioneve nga diaspora (“3 përqindëshi”), që mbajti në jetë sistemin paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë.Pas luftës së Kosovës, ai mori pjesë në negociatat e Rambouillet-së dhe drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u rindërtuan shkolla, shtëpi dhe projekte kulturore në vend. Më pas shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, duke kontribuar në reforma në shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Bukoshi do të mbahet mend si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës paqësore dhe të periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ai ishte një urë lidhëse ndërmjet mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare në Evropë. Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në jetën publike të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 qershor 2025…
Artikull pas: VIDEO – “Zgjedhjet e 11 maj nuk mbyllen të paktën deri gjysmën e parë të gushtit”, Celibashi: Anuluam lejet vjetore…

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 June, 2025
  • “Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu 20 June, 2025
  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”… 20 June, 2025
  • “Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit 20 June, 2025
  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht… 20 June, 2025
  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën 20 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur… 19 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025
meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.