
Është ndarë nga jeta ish- gjyqtari Albano Çepele, pjesë e trupës së Gjykatës së Shkodrës, deri në momentin që vetting- u e nxorri jashtë radhëve të gjyqësorit. Lajmin e trishtë, e ka dhënë ish- sekretarja e tij, sot avokate, Sabina Mete, përmes një publikimi në rrjetet sociale,
“Sapo u vura ne dijeni te nje lajmi te hidhur. Albano Çepele, paska nderruar jete. Per ato qe nuk e njihnin, Albanoja ka punuar si gjyqtar ne Shkoder. Ka qene nje njeri i drejte, i ndershem, korrekt dhe i pakorruptuar, kete e them me bindje te plote pasi kam qene sekretarja e tij. Albanoja para se te ishte gjyqtar, ishte human, respektonte cdo qenie njerzore,duke filluar nga koleget, gjyqtaret, prokuroret, avokatet, sekretaret,sanitaret dhe palet ndergjyqese. Karakterizohej nga qetesia dhe butesia, zemergjeresia dhe humanizmi, por fatkeqesisht u largua padrejtesisht nga sistemi vetingut, pasi nuk justifikonte pasurine e tij, vetem nje shtepi…
Familja tij shiti shtepine ne Fier dhe bleu nje ne Tirane shume e shume vite me pare, por sipas komisionit te vetingut, ai nuk meritonte te kishte as shtepi( pavaresisht se kishte punuar shume kohe me pare emigrant), madje as familja tij nuk meritonte te kishte shtepi.
Albanoja nuk kishte as lek per ilace te cilat i merrnin te gjithe rrogen, persa kohe ishte i punesuar. Kur e larguan nga sistemi, nuk kishte as mundesi per trajtim shendetesor..
Ndiej nje keqardhje per mikun, kolegun tim. Te qofte dheu i lehte o njeri i mire. Qofsh i parajses. Shpirti yt pushofte ne paqe… jam e sigurte se tashme je ne nje Bote me te mire se kjo qe le pas. Ky vend, keto njerez nuk te merituan… Qofsh mire me Zotin Albano. Me fal nqs nuk mora vesht me pare qe paske qene semure rende, nuk piva nje kafe me ty dhe nuk kisha dijeni per largimin tend nga jeta, pasi sapo e mora vesht. Ma bej hallall… Pushofsh ne paqe o njeri i ndershem,i urte dhe i mire”, shkruan avokatja Sabina Mete.





